Përshkrim
Përdorimi:
Kjo përzierje Ekstraktesh Botanike mund të aplikohet në lëkurë para dhe pas procesit të heqjes së qimeve me anë të briskut apo makinës depilatore (heqje në sipërfaqe).
Në teknikat e tjera që synojnë heqjen e qimes bashkë me rrënjën apo me kremëra depilatorë, seti këshillohet të përdoret pas procesit e në vijim. Aktivizoni produktin në duar para aplikimit në sipërfaqen që do të trajtoni dhe lejojeni të veprojë Për të paktën 30 sekonda. Më pas, vijoni me procesin e depilimit. Në fund, aplikojeni sërish produktin në lëkurë të pastër dhe masazhojeni lehtë në të gjithë sipërfaqen e trajtuar.
Kujdes:
Para se te aplikoni përzierjen e ekstrakteve, sigurohuni të bëni një prove në lëkurën e dorës për të kontrolluar nëse keni ndonjë reaksion alergjik ndaj kombinimit të përbërësve.