a

Nenna Manufactory - 100% Natural, Waterless Skin and Hair Care products

Balsamet

Cfare jane Balsamet?

Balsamet janë formulime te cilat aplikohen mbi lekure. Ato jane kombinimi i dy përbërësve themelorë: vajit dhe dyllit. Balsamet jane pergatesa me konsistence te ngurte te cilet shkrihen kur bien në kontakt me ngrohtësinë e lëkurës tuaj.

Formulimet e tjera hidratuese si locionet dhe kremrat perbehen nga uje dhe vaj. Per kete arsye ato kane nevoje per shume perberes te tjere per ti lidhur keto dy faza dhe per ta mbajtur formulimin te pakontaminuar. Perberes te tille jane stabilizuesit, emulgatoret dhe konservuesit te cilet jane lende ndihmese dhe nuk kane veprim mbi lekure por njekohesisht zene nje perqindje te madhe te formulimit te produktit. 

Ndryshe nga keto pergatesa, balsamet janë anhidrikë, që do të thotë se ata nuk  përmbajnë ujë. Mungesa e ujit ben qe balsamet te mos kene nevoje per stabilizues apo emulgatore dhe gjithashtu e ben te pamundur rritjen e mikroorganizmave, pra te panevojshme pranine e konservueseve.  Balsamet perbehen teresisht (100%) nga perberes aktive, te cilet zene vetem 10% -15% te perberesve te nje kremi ose locioni. 

Ato priren të jenë dukshëm më hidratuese sesa produktet e tjera. Meqenëse kremrat hidratues jane formulime te bazuara ne sasi te medha uji, ato avullojnë dhe e lënë lëkurën me një strukturë më të thatë.

Balsamet nderkohe, sigurojnë një shtresë mbrojtëse dhe ushqyese më të fortë për lëkurën tuaj, duke e mbrojtur ate nga faktorët e jashtëm si ajri i ftohtë ose i thatë. Ato e depertojne direkt vajin ne lekure  dhe  njihen për vetitë e tyre qetësuese, ultra-hidratuese e me trashësi luksoze.

 

Por a do te thote kjo se balsamet mund te perdoren vetem nga njerez me lekure te thate? 

SIGURISHT QE JO! Balsamet jane te pershtatshem per te gjitha lekurat. Ndryshe nga lëkura e thatë, e cila është një tipologji lëkure ku mungon uji dhe lipidet, dehidrimi është një gjendje e perkohshme që mund të prekë të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato te yndyrshmet. Dehidrimi karakterizohet nga mungesa e ujit, jo nga mungesa e yndyres. Kur lëkura është e dehidratuar (i mungon uji) ajo kompensohet duke prodhuar më shumë yndyre. Dehidrimi ndodh kur barrieres se lëkurës, shtreses mbrojtëse te sipërme te saj e njohur si stratum corneum, i mungon lagështia. Ka disa faktorë qe mund të shkaktojnë dehidratimin e lëkurës si ndryshimet klimaterike, perdorimi i gabuar i produkteve te kujdesit të lëkurës, stili i jetës (konsumimi i tepërt i alkoolit / pirja e duhanit), dieta dhe faktorë të tjerë mjedisorë. Të gjitha këto kontribuojnë në humbjen e përmbajtjes së ujit në lëkurë, duke e lënë atë të thatë dhe të dehidruar në nivel qelizor.

Balsami vepron duke formuar një shtrese homogjene mbi lëkurë në mënyrë që të mbrojë shtresën korneoze të ndjeshme ndaj faktorëve mjedisorë siç janë rrezatimi UV, thatësia dhe ndotja.

Ai jo vetem hidraton lekuren por e ndihmon ate dhe te mos e humbe hidratimin gjate dites. Vajrat dhe dyllerat bejne pjese ne substancat e quajtura “Myllese”, ato krijojne nje shtrese hidrofobike mbi lekure dhe bllokojne fizikisht humbjen e ujit transdermal. Vec kesaj, acidet yndyrore te pranishme ne ekstraktet botanike kane nje efekt emolient, zbutes, qe do te thote se ato permiresojne funksionin e barrieres se lekures dhe elasticitetin e membranes duke cuar ne nje pamje dhe teksture te shendetshme te lekures.

Nëse keni një lëkurë të skuqur, të prirur për akne, balsami eshte gjëja më e mirë që mund të shtoni në regjimin tuaj sepse ndihmon jashtëzakonisht ne zbehjen e shenjve dhe thatësise se shkaktuar nga barnat kunder akneve.

 

Pak Histori: 

Shumë përbërës te perdorur ne balsame, të tilla si vajra natyralë, dyllë blete, dhe mjaltë, janë përdorur me shekuj. Disa datojnë që në Egjiptin e lashtë sipas historianëve. Ndryshe nga sot, vetëm elita e shoqerise perdorte produkte kozmetike. Kjo ishte mënyra e tyre për të treguar fuqi dhe prestigj, dhe ato perdoreshin si nga burrat ashtu edhe nga grate. Kleopatra, e lindur në vitin 69 p.K., është mbase egjiptianja më e njohur ne përdorimin e produkte te bukurise.
Dylli i bletës, vaji i bajames dhe trëndafilat ishin disa nga përbërësit në truket e Kleopatrës për bukurinë e përjetshme. Ajo lahej në qumësht dhe petale trëndafili, pastaj perdorte një pergatese të bërë kryesisht nga dylli i bletës për të mbajtur lëkurën dhe buzët e saj të lëmuara. Egjiptianët që kishin një status më të ulët ekonomik përdornin dyllin e bletës dhe mjaltin si mjekim për dëmtime të lehta.

Edhe në vdekje, egjiptianët përdornin yndyrna dhe vajra, të ngjashme me kakaon dhe vajin e kokosit, për të ruajtur mumiet. Arkeologët kanë gjetur lëndë dylli, të ngjashme me xhelin të copëtuara në flokët e mumieve. Çuditërisht, flokët kanë mbetur mjaft të paprekur dhe të ruajtur. 

Egjiptianët kishin burime te pashtershme kur bëhej fjalë për produktet kozmetike, shërimin e plageve të lehta dhe kujdesin e lekures. Ata kuptuan se përdorimi i përbërësve natyralë, antibakterialë dhe mbajtes të lagështirës përmirësonte stilin e tyre të jetesës. 

 

Balsamet tek Nenna Manufactory:

Frymezuar nga egjiptianët, Nenna Manufactory ka formuluar balsamet 100% natyrale per lëkuren tuaj.

Sigurisht cilesia e nje balsami qendron tek perberesit me te cilet formulohet. Prandaj ne tek Nenna Manufactory, i formulojme balsamet duke përdorur ekstrakte natyrale botanike dhe dyllin e bletës, i cili është një agjent zbutës, antiinflamator dhe sherues. Esktraktimi me CO2 superkritik, ekstraktimi me presim te ftohte dhe macerimi jane tre metodat qe perdoren ne Esencial per perftimin e ekstrakteve bimore. Kushtet ne te cilat kryhen keto ekstaktime bejne qe ekstraktet tona te jene me perberje teresisht natyrale, pa tretes te shtuar dhe pa komponime te denatyruar apo shkaterruar gjate procesit. Keto produkte 100 % natyrale minimizojne rrezikun per irritime te lekures duke dhene efekt maksimal.

 

Perdorimi:

Balsamet jane hapi i fundit ne regjimin e kujdesit per lekuren. 

Ato kanë tendencë të zgjasin afërsisht 50% më shumë se produktet e tjera kozmetike sepse mjaftojne sasi te vogla per te ushqyer dhe mbrojtur lekuren ne menyre efektive. 

Para se te perdorni balsamin, ngroheni ate midis gishterinjve ose ne pellembet e duarve- menyre kjo e cila shkrin produktin dhe e ndihmon ate te perhapet dhe te perthithet me mire nga lekura.

Per te pasur nje efekt maksimal keshillojme qe balsami te aplikohet ne lekure pak te njome ne menyre qe te mbaje lekuren te hidratuar.

Mbajeni balsamin te mbyllur kur nuk e perdorni dhe mbajeni ruajeni temperaturave ekstreme.

Balsamet janë perfekte për nje stil jete te shendetshem!

 

https://www.researchgate.net/publication/325901189_A_Tutorial_for_Developing_a_Topical_Cream_Formulation_Based_on_the_Quality_by_Design_Approach 

https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/2078539/

https://link.springer.com/chapter/10.1007/3-540-29856-8_56

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3175800/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC4885180/

https://www.researchgate.net/publication/7498985_The_clinical_benefit_of_moisturizers

https://books.google.al/books?hl=en&lr=&id=wWHvAgAAQBAJ&oi=fnd&pg=PP1&ots=nWqhCHBiIq&sig=tyBp34Cx6udCRmM1S3FCgfVPCU4&redir_esc=y#v=onepage&q&f=false 

https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S0026265X1300249X

https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1995764516301407

https://jddonline.com/articles/dermatology/S1545961618P0908X 

Post a comment