a

Pyetje të shpeshta

Nenna Manufactory është fabrikë e cila prodhon produkte kozmeceutike “Waterless”- pa ujë- 100% Natyrale për lëkurën dhe flokët dhe produkte të ngrënshme për mirëmbajtjen e shëndetit dhe mirëqenies.

Nenna Manufactory lindi nga Laboratori dhe Qendra e Kërkim- Zhvillimit “Esencial®”.

Sot, Esencial® është gjithashtu furnitori i brendshëm i Nenna Manufactory mbi lëndën e parë 100% Natyrale dhe Laboratori ku analizohen, validohen dhe pajisen me dokumentacionet përkatëse mostrat e produkteve fundore të Nenna Manufactory.

Nenna Manufactory është e para fabrikë në Shqipëri e cila prodhon produkte kozmeceutike “Waterelss”- pa ujë.

Gjithashtu, Nenna Manufactory është një prodhues i cili mbron dhe validon për tregun global proceset e tij të prodhimit dhe produktin me anë të Certifikimeve ndërkombëtare.

Nenna Manufactory, duke dashur të ndjekë dhe gjurmojë çdo hap të procesit të prodhimit, merr lëndën e saj të parë 100% Natyrale nga furnitori i saj i brendshëm Esencial®.

Produktet “Waterless”- pa ujë- për fytyrën dhe flokët janë produkte të cilat nuk përmbajnë fare ujë.

Zakonisht uji është përbërësi që zë vëllimin më të madh te produktet e përkujdesjes për lëkurë dhe flokë. Uji në këtë rast nuk ka benefite për lëkurën apo flokët, por shërben si tretës i përbërësve të tjerë.

Nga ana tjetër, produktet pa ujë janë më të pasura me përbërës aktivë, madje edhe tretësi në këto produkte nuk konsiderohet mirëfilli tretës pasi është vetë i pasur me komponime bioaktive.

Produktet “Waterless” janë risia më e fundit shkencore dhe mjedisore për shëndetin dhe ndërveprimin natyral që kanë me lëkurën.

Jo, jo të gjitha produktet “Waterless” janë njëlloj për nga cilësia dhe benefitet që kanë për lëkurën dhe flokët.

Produkt “Waterless” mund të kosniderohet dhe një vaj pastrues për fytyrën.

Dallimi mes tyre është te përqendrimi i komponimeve aktive të gjendura në to.

Sot, produktet “Waterless” më cilësore janë ato të formuluara nga Ekstrakte Totale CO2 të bimëve medicinale.

Nenna Manufactory i formulon produktet kozmeceutike “Waterless” duke e marrë lëndën e saj të parë 100% Natyrale, pra Ekstraktet Totale CO2 nga furnitori i saj i brendshëm, Esencial®.

Nga këtu, Nenna Manufactory prodhon produkte “Waterless” të kategorive:

  • Ekstrakte Botanike 100% Natyrale
  • Balsame 100% Natyrale
  • Sapun 100% Natyral
  • Infuzione Botanike (“çajrat” e erës së re)
  • Qirinj aromaterapeutikë

 

Ekstrakt Total CO2 i një bime, zakonisht medicinale, pra me përfitime të drejtëpërdrejta për shëndetin, është produkti që përftohet kur nga bima e tharë nxirret spektri i plotë i të gjitha komponimeve të saj. Kjo realizohet me anë të kalimit të gazit ushqimor CO2 në gjendje të lëngshme nëpër njësinë ku ndodhet bima e tharë.

Kjo teknologji prodhimi njihet si Supercritical Fluid Extraction (SCFE).

Teknologjia e prodhimit SCFE është teknologji inovatore e cila ende praktikohet nga shumë pak kompani në shkallë botërore.

Benefitet e aplikimit të kësaj teknologjie janë maksimale, si për mjedisin, ashtu dhe për industritë e shumta të cilat arrijnë të prodhojnë produkte kozmeceutike, kozmetike, parafarmaceutike, mjekësore apo ushqimore nga kjo lëndë e parë.

Ekstraktet Botanike janë produkti fundor më i drejtëpërdrejtë krijuar nga Ekstraktet Totale CO2. 

Dukeqenëse Ekstraktet Totale CO2, të cilat njihen ndryshe si Oleo-Rezina, përmbajnë komponimet natyrale të bimës si dyllërat dhe vajrat natyralë të tyre, ato treten mirë në të ngjashmin e tyre, pra në dyllëra e vajra të tjerë.

Kështu, Ekstrakti Total CO2 në vajin tonë të përzgjedhur, Vaj Bajameje të Ëmbël presuar në të ftohtë po nga Esencial®, do të prodhojë produktin fundor Ekstrakt Botanik të bimës përkatëse.

Nenna Manufactory ka zgjedhur që në fillimin e saj të prodhojë Ekstrakte Botanike 3%, ku Ekstrakti Total CO2 i bimës gjendet në raport me Vajin e Bajames së Ëmbël 3:97.

Ky raport konsiderohet ambicioz dhe mëse efikas për produkt fundor, pasi zakonisht Ekstraktet Botanike gjenden në përqendrime 0.1%- 1%.



Ekstraktet Botanike prodhuar nga Nenna Manufactory janë të gjitha në këtë përqendrim jo të zakonshëm për produkt fundor.

 

Kjo lidhet me fiozofinë e krijimit dhe prodhimit, si te Nenna Manufactory, ashtu dhe te prodhuesi i lëndës së parë, Esencial®.

 

Kjo filozofi ka në qendër konceptin e Qëndrueshmërisë- “Sustainibility”, që nga teknologjia e prodhimit e deri te produkti fundor.

 

Për konsumatorin, kjo do të thotë që Ekstrakti Botanik 3% është shumëpërdorimësh, fleksibël për t’u përfshirë në rutinën fikse të secilit dhe all-in-1.

Gjithashtu, një produkt i vetëm shërben në mënyrë të shumëanshme për shëndetin dhe zgjat në kohë.

Dukeqenëse Ekstraktet Botanike 3% i ruajnë benefitet e tyre deri në hollim 0.1%, kjo do të thotë se ju:

  • Mund të shtoni 2-3 pika Ekstrakt te Larësi i fytyrës, Shkuma e sapunit, Pastruesi i fytyrës, Eksfolianti etj. sa herë lani fytyrën
  • Mund të shtoni 2-3 pika Ekstrakt sa herë aplikoni kremin e përditshëm të fytyrës apo diellit, serumin etj.
  • Mund të shtoni 2-3 pika Ekstrakt te Shampoja e flokëve gjatë çdo larjeje apo te Shampoja e trupit.

Këto kombinime ulin vetinë e padëshiruar abrazive të këtyre produkteve, rrisin efikasitetin e pastrimit të lëkurës e skalpit dhe shtojnë benefitet që kanë tashmë.

  • Mund te aplikoni 2 pika Ekstrakt Botanik në lëkurë të sapolarë për ndërveprim të drejtpërdrejtë, ushqyerje dhe rigjenerim intensiv.
  • Mund të masazhoni disa pika Ekstrakt Botanik në tëmtha, qafë, pas veshëve për efekt çlodhës dhe aromaterapeutik.
  • Mund të masazhoni disa pika Ekstrakt në muskuj për qetësimin e dhimbjeve të lokalizuara.
  • Mund të masazhoni disa pika Ekstrakt në kyçe për uljen e inflamacionit dhe qetësimin e dhimbjes.
  • Mund të aplikoni disa pika Ekstrakt apo përzierje të disa llojeve për Joga fytyre apo trupi apo pas palestrës, vrapi, notit etj.

Ekstraktet Botanike konsiderohen produkte kozmeceutike, pra një hibrid mes benefiteve kozmetike dhe farmaceutike për lëkurën, flokë etj.

Ato nuk janë barna apo produkte farmaceutike, pra nuk kurojnë apo trajtojnë si barnat, por ndihmojnë në ruajtjen e mirëqenies. 

Natyra e tyre e pastër dhe natyrale, pa përbërës të sintetizuar në laborator, në disa raste mund të ketë efekte anësore minimale që rrjedhin drejtpërdrejtë nga bima përbërëse. Ashtu si dhe sugjerohet për çdo produkt të ri, qoftë dhe ato të etiketuar me risk të ulët alergjie, ne këshillojmë aplikimin e parë në një sipërfaqe të vogël të lëkurës.

Nenna Manufactory vendosi të hidhte në treg produktet e saj të para fundore pikërisht gjatë fazës së parë të karantinimit, në fillim të pandemisë, një periudhë idilike për studime dhe kërkime intensive në Laboratorin “Esencial®”.

 

Për të vlerësuar laboratorin nga ku Nenna Manufactory lindi, njëkohësisht dhe prodhuesin e saj të drejtpërdrejtë dhe të besueshëm të lëndës së parë, u vendos që linja e parë e produkteve fundore të merrte emrin e tij.

Logoja me informacionin ISO 9001:2015 for Good Manufacturing Practices i jepet prodhuesit, pra në këtë rast, Nenna Manufactory, si një prodhues me Praktika të Mira Prodhimi që nga lënda e parë, burimet njerëzore, kushtet dhe mjediset e punës, dokumentacioni, gjurmueshmëria e produktit nga lënda e parë e deri te produkti fundor, konsiderata për konsumatorin, konsiderata dhe politika miqësore me mjedisin etj.

 

Pas disa procesesh auditimi në distancë dhe në person me përfaqësues te trupës Certifikuese, e cila garanton ndjekjen e standardeve ndërkombëtare për prodhues të industrive të ndryshme sipas organizatës ndërkombëtare ISO “International Standardization Organization”, i jepet prodhuesit certifikimi i pranuar ndërkombëtarisht për Praktika të Mira Prodhimi apo Good Manufacturing Practices me kod GMP 9001:2015.

HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Point) është nivel certifikimi që jepet për produktin ushqimor.

Ne format logoje, HACCP kombinohet me ISO 9001:2015.

Edhe ky nivel certifikimi që i flet direkt sigurisë së konsumatorit për konsumin e Produktit Ushqimor jepet po ashtu nga Trupa gjermane TÜV NORD Cert.

 

HACCP është një sistem menaxhimi që siguron sigurinë e konsumatorit për produktet ushqimore.

 

Nenna Manufactory ka prodhuar derimëtani një gamë të gjerë Infuzionesh Botanike duke kaluar me sukses të gjitha hapat e prodhimit të manifestuara në printimin e logos HACCP në ambalazh.

 

Meqenëse prodhimi i produkteve ushqimore në lidhje me sigurinë e konsumatorit kërkon praktika prodhimi sa delikate dhe strikte, Nenna Manufactory është angazhuar të prodhojë, paketojë dhe ruajë e magazinojë Infuzionet Botanike sipas protokollit HACCP.

Protokolli HACCP udhëzon dhe detyron prodhuesin të kryejë një sërë analizash, hapash pune, procedurash dhe të menaxhojë dhe parandalojë siç duhet pikat e rrezikut biologjik, kimik dhe fizik në lidhje me produktin ushqimor përfundimtar.

Nenna Manufactory është në proces marrjeje të certifikimit Natrue për disa nga produktet e saj.

 

Ky certifikim, gjithashtu dhënë nga trupa certifikuese, TÜN NORD Cert., validon se produkti është, në rastin tonë, 100% Natyral.

 

Për të arritur këtë, është e nevojshme gjurmueshmëria e lëndës së parë si gjithashtu 100% Natyrale. Kështu, edhe prodhuesi ynë Esencial® është në proces certifikimi.

Sistemi i Gjurmueshmërisë lejon që në lidhje me përbërësit dhe prodhimin e produktit të dihet dhe të gjurmohet:

  • Origjina
  • Vendndodhja
  • Furnitori
  • data e marrjes në dorëzim
  • datat e secilit proces prodhimi
  • turni
  • punonjësi teknik përkatës etj 

Për të gjithë përbërësit dhe proceset deri te produkti fundor.

 

Ky informacion stampohet në Etiketën dhe Kutinë e produktit si kodi i Gjurmueshmërisë LOT.

Nëse një prodhues prodhon duke ndjekur një Sistem të qartë dhe të standardizuar Gjurmueshmërie, kjo do të thotës se:

  • Praktikat e prodhimit të tij janë etike, transparente dhe të standardizuara me ato të vendeve të industrializuara, pavarësisht vendndodhjes.
  • Produkti është prodhuar me hapa rigorozë dhe analizuar që nga lënda e parë.
  • Këto të dhëna janë ruajtur dhe dokumentuar për çdo situatë të mëvonshme kur do të kërkohet garantimi i cilësisë së produktit konkret 
  • Ruhet transparencë maksimale me konsumatorin në lidhje me produktin, përbërësit, prodhimin etj.