Produktet Waterless- Pa Ujë për lëkurë të shëndetshme dhe planet të pastër!
Produktet Waterless- Pa Ujë për lëkurë të shëndetshme dhe planet të pastër!
- Çfarë janë produktet Pa Ujë për lëkurë dhe flokë?
E thënë në mënyrën më të drejtpërdrejtë si dhe vetë termi, produktet pa Ujë për flokë dhe lëkurën e trupit apo fytyrës quhen të tilla pasi nuk përmbajnë aspak ujë në formulimet e tyre. Ndryshe, këto formulime apo produkte njihen si anhidrike.
Produkte të tilla duken paradoksale kur i dëgjon për herë të parë pasi në përditshmëri, ne lidhim në mënyrë instiktive Ujin me pastërtinë, shëndetin e mirëqenien.
Mbi të gjitha, lidhim praninë e Ujit me higjienën e mirë, por si ka mundësi që produktet pa Ujë konsiderohen superiore për higjienën, mirëmbajtjen e lëkurës dhe shëndetin?
- Pse kjo mani për Ujë në produkte?
Sapo të njiheni me shifrat e mëposhtme, do të kuptoni pse termi “mani për Ujë” shkon për shtat me fenomenin në fjalë.
Sipas këtij artikulli të publikuar nga Natrue, produktet tipike kozmetike përmbajnë 65%-80% ujë, pra pjesa dërrmuese e formulës përbëhet pikërisht nga uji.
Artikulli shton se për produkte sidomos larëse si pastrues fytyre, shampo trupi, larës fytyre e të ngjashme, vëllimi i ujit arrin deri në 95%.
Por natyrshëm mund të pyesim si konsumues të këtyre produkteve: pse duhet që produkti im të përmbajë 95% ujë kur unë gjithsesi me ujë do ta aktivizoj apo shpëlaj produktin?
Pse duhet të jetë në formulën e produktit uji kur atë ujë unë mund t’ia mundësoj vetes nga rubineti apo dushi?
Për më tepër, ky Ujë duhet të vijë nga diku… edhe pse burim natyror i pashterrshëm, të gjitha vendet e botës hasen të paktën 1 herë përgjatë ciklit vjetor me kriza thatësie, pra sidomos në verë.
Në disa vende, kriza e thatësisë zgjat më shumë, ndërkohë mungesa e ujit të pijshëm apo për përdorim të përditshëm është ajo që dhemb më tepër.
Për t’iu përgjigjur pyetjes së parë, kjo sasi masive Uji i nevojitet formulimeve të këtyre produkteve sepse Uji është tretës i mirë i pjesës tjetër të përbërësve.
Pjesa tjetër e përbërëse, e cila varion nga 5%-35%, është ajo e cila i jep produktit cilësitë e tij për të cilat ne e blejmë.
Pra, e thënë ndryshe, Uji nuk luan asnjë rol në lidhje me benefitet që marrim nga produkti.
Ai është thjeshtë një bartës i përbërësve të tjerë, dhe në fakt, një bartës me çmim të lirë, edhe pse i çmueshëm për jetën në Tokë.
Fakti i mësipërm legjitimon pyetjet dhe dyshimet tona si përdorues të këtyre produkteve pse “shumë Ujë për asgjë”.
- A mund të ketë produkte Pa Ujë për lëkurë dhe flokë?
Po, dhe këto lloj formulimesh nuk janë një gjetje e viteve tona.
Në të vërtetë, formulimet pa Ujë janë të lashta dhe të njohura si formulimet e para me veti shëruese, por sot janë rikthyer në vëmendje dukeqenëse janë disa herë më të përmirësuara dhe të fuqishme falë zhvillimit teknologjik në prodhimin e tyre.
Gjithashtu, ky rizgjim i produkteve Waterless apo Water-free vjen edhe si ndërgjegjësim në shkallë botërore për rëndësinë e Ujit dhe shpërdorimin e tij.
Sipas këtij raporti mbi tregun e produkteve Waterless dhe perspektivën e tij, shitjet e kozmetikës pa Ujë sipas Future Market Insight (FMI) parashikohen të shënojnë një rritje mesatare vjetore në vlerën 13.3% brenda 10-vjeçarit 2021-2031.
Produktet pa Ujë vijnë në formulime të ndryshme ku Uji si tretës zëvendësohet nga tretës të tjerë si vajra apo dyllëra të cilat shtojnë në formulë benefitet e tyre dhe rrisin jetëgjatësinë e produktit.
- Cilat janë të mirat që kanë këto produkte për lëkurën e flokët në krahasim me produktet e zakonshme me ujë?
Disa benefite të produkteve kozmetike Pa Ujë sipas Natrue të përmendura këtu janë:
- Rritje e benefiteve dhe performancës së produktit që aplikohet në lëkurë apo flokë
- Rritje e përqendrimit të përbërësve që i japin produktit benefite
- Rritje e jetëgjatësisë së produktit nga mungesa e ujit, pra produkti ka afat skadence më të largët
- Rritje e jetëgjatësisë së produktit meqë pak produkt jep më shumë efekt
- Ulja apo eliminimi i nevojës së komponimeve kimike sintetike që ruajnë integritetin e produktit meqë mungesa e ujit i bën të panevojshme
Kështu, formulimet Pa Ujë tentojnë të jenë Natyrale apo Organike në momentin kur zëvendlsojne Ujin me përbërës të tjerë.
- Si e ndihmojnë këto produkte jetën në Tokë dhe shëndetin e jetëgjatësinë tonë?
Kompani të mëdha botërore si L’Oréal, Unilever, Procter & Gamble po ndjekin trendin e Arit Blu (Blue Gold), siç njihet ndryshe Uji, duke u zotuar të rrisin qëndrueshmërinë duke ulur konsumin e Ujit, sipas artikullit të Cosmetics Business.
Nga ana tjetër, sipas artikullit të the Guardian, 1 në 9 njerëz në botë nuk ka Ujë të pijshëm, të pastër apo të përdorshëm.
Ndërkohë, në artikull tjetër të the Guardian po ashtu, kuptojmë se edhe rezervat aktuale natyrore të ujit të pijshëm janë më të ndotura se më parë, duke e bërë më pak të përdorshëm dhe duke rrezikuar jetën e komuniteteve që përdorin ujë përherë e më të ndotur.
Gjithashtu, vetë prodhimi e paketimi i pordukteve Pa Ujë është me eficient dukeqenëse janë produkte më të vogla dhe zgjasin më shumë në kohë, pra prodhojnë krahasimisht më pak mbetje ambalazhi.
Transporti i tyre po ashtu realizohet me më pak rrugë për sasi disa herë më të mëdha produktesh (ngarkese).
Këto tregues ulin secili njëkohësisht gjurmën e Karbonit.
Produktet e zakonshme sipas burimit prodhojnë rreth 120 miliardë njësi ambalazhi, ku më pak se 10% riciklohet.
- Ku mund t’i gjejmë këto produkte?
Formulimet më të realizuara Pa Ujë njihen sot si ato të cilat i marrin benefitet e tyre nga Ekstrakte Bimore të prodhuara me teknologji të gjelbër.
Këto Ekstrakte Bimore bëhen pjesë e formulimeve të ndryshme duke krijuar produkte fundore Pa Ujë për lëkurë dhe flokë.
Kështu, produkti Waterless ka benefitet e komponimeve natyrale të Ekstraktit Bimor dhe tretësit hidrofob si Vajra presuar në të ftohtë apo Dyllë Blete.
Nenna Manufactory është fabrika e vetme në Shqipëri e cila prodhin këto formulime produktesh Pa Ujë për mrëmbajtjen e lëkurës, skalpit e flokëve.
Produktet mund t’i gjeni te Showroom-i ynë pranë fabrikës në Elbasan, Mengël, si dhe në Tiranë te Sihana Cosmetics dhe Blerta Farmaci.
Për çdo pyetje apo informacion, mund të na kontaktoni në çdo kohë!