Përshkrim
Përdorimi:
Përzierja e Ekstrakteve Botanike është sa e fuqishme dhe e gjallë, aq edhe e natyrshme me lëkurën, ndaj mund të aplikohet me pika direkt në lëkurë e të masazhohet ose te përziehet në larës trupi apo shampo. Po ashtu, mund të aplikohet dhe në sipërfaqen mbi apo rrotull thoit për të ndihmuar në trajtimin natyral të infeksioneve mykotike (fungale).
Pastroni lëkuren dhe thonjte tuaj me ujë dhe sapun apo larës, thajini plotësisht dhe aplikoni 2-3 pika të ekstrakteve në zonën e infektuar. Lejojini ekstraktet të veprojnë. Përsëriteni çdo ditë këtë ritual derisa lëkura apo thoi i infektuar të shërohet plotësisht. Ndërkohë, kini parasysh se shërimi i lëkures apo thoit nga infeksionet mykotike është i gjatë dhe merr disa muaj.
Kujdes:
Para se të aplikoni përzierjen e ekstrakteve, sigurohuni që të bëni një provë në lëkuren e dorës për të kontrolluar nëse keni ndonjë reaksion alergjik ndaj kombinimit të përbërësve.