a

Nenna Manufactory - 100% Natural, Waterless Skin and Hair Care products

Esencial® Botanical Face Balm- New Light Formula!

Gjithçka duhet të dini për Esencial® Botanical Face Balm- New Light Formula!

 

Në mars 2022, pranë Ditës së Verës, Nenna Manufactory propozoi për miqtë e saj formulën e re të Balsamit të Fytyrës në formën e një produkti të përfunduar.

 

Kjo formulë e re u krijua duke marrë benefitet më të mira që kishte për lëkurën formula origjinale e mëparshme dhe duke shtuar dy cilësi që e përmirësuan formulën dhe produktin përfundimtar në një tjetër nivel.

 

Formula e re vijon të jetë Pa Ujë (Waterless) dhe 100% Natyrale, por përhapja është më e lehtë dhe më e shpejtë në lëkurë.

Njëkohësisht, kontenitori i ri me piston është një mentor besnik për ju sa i takon sasisë së nevojshme të produktit për çdo aplikim.

 

Lexoni më poshtë disa cilësi të tjera të Esencial® Botanical Face Balm- New Light Formula që duhet t’i dini patjetër!

  • Çfarë është Esencial® Botanical Face Balm?

Esencial® Botanical Face Balm është një nga produktet më të reja të prodhuara nga Nenna Manufactory.

Esencial® Botanical Face Balm është balsam për lëkurën i formuluar sipas parimeve të formulimeve galenike duke aplikuar teknologji inovative dhe hulumtime bashkëkohore.

Kjo formulë, si çdo formulë tjetër e prodhuar nga Nenna Manufactory, nuk përmban ujë.

Gjithashtu, benefitet e Esencial® Botanical Face Balm për lëkurën rrjedhin drejtpërdrejtë nga prania e Ekstrakteve të bimëve medicinale në Vaj Bajameje të Ëmbël, Vaj Kokosi dhe Dyllë Blete.

  • A është Esencial® Botanical Face Balm krem fytyre?

Jo, Esencial® Botanical Face Balm nuk është krem fytyre, por balsam (balm). Balsamet dhe kremërat janë produkte të ndryshme nga njëri-tjetri si nga ana e formulimit, ashtu dhe nga përqendrimi i përbërësve bioaktivë të cilët ndërveprojnë në mënyrë të drejtpërdejtë me lëkurën.

Balsamet nuk përmbajnë ujë, ndërsa kremërat përmbajnë.

Sa i takon balsameve, kjo i bën ato si formula që të jenë më të përqenduara pasi nuk kanë ujë si tretës, të jenë të pakontaminueshme dhe të zgjasin në kohë.

  • Cilët janë përbërësit e Esencial® Botanical Face Balm?

Formula e re e Esencial® Botanical Face Balm përmban:

Vaj Bajameje të Ëmbël (Prunus amygdalus dulcis)

Vaj Kokosi (Cocos nucifera)

Dyllë Blete

Ekstrakt Total CO2 Luleje Akacie (Robinia pseudoacacia)

Ekstrakt Total CO2 Trëndafili Guri (Cistus incanus)

Ekstrakt Total CO2 Rozmarine (Salvia rosmarinus)

  • Çfarë bën Esencial® Botanical Face Balm për lëkurën time?

Esencial® Botanical Face Balm ka veti parësore të ushqejë, mbrojë dhe hidratojë lëkurën.

Pavarësisht llojit të lëkurës që keni, çdo lëkurë ka nevojë për këto cilësi që të jetë e shëndetshme.

Ekstraktet e Bimëve Medicinale të egra i japin benefitet kryesore lëkurës suaj, mbështetur te ato të Vajit të Bajames së Ëmbël, Vajit të Arrës së Kokosit dhe Dyllit të Bletës.

 

  • Ekstrakti i Lule Akacies ka cilësi shumë të mira anti-oksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga ndotësit në ajër deri në nivel mikrogrimcash të cilët shkaktojnë krijimin e radikaleve të lira, pra plakje të parakohëshme të lëkurës.

 

  • Ekstrakti i Trëndafilit të Gurit mbron lëkurën nga një pjesë e rrezatimit të dëmshëm diellor që njihet si rrezatimi blu dhe depërton lëkurën më thellë sesa rrezet e spektrit UVA e UVB.

 

  • Ekstrakti i Rozmarinës ka veti antibakteriale e antifungale duke ndihmuar në parandalimin e inflamacioneve. Gjithashtu nxit mikroqarkullimin e gjakut duke siguruar shpërndarje të njëtrajtshme të lëndëve ushqyese.

 

  • Vaji i Bajames së Ëmbël, Vaji i Arrës së Kokosit dhe Dylli i Bletës shërbejnë jo vetëm si mjedisi ideal i Ekstrakteve të Bimëve Medicinale, por shtojnë dhe benefitet e tyre në formulë.

Vaji i Bajames së Ëmbël redukton dëmin në lëkurë nga rrezatimi i dëmshëm diellor, hidraton lëkurën dhe e pasuron me acide yndyrore të cilat mbështesin mirëfunksionimin e qelizave të lëkurës. 

 

  • Vaji i Arrës së Kokosit rrit vetitë anti-inflamatore të formulës dhe ndihmon në mbrojtjen e barrierës natyrale të lëkurës.

 

  • Dylli i Bletës i purifikuar natyralisht ka cilësi të mbrojë lagështinë natyrale të lëkurës dhe të pengojë depërtimin e saj nga ndotësit, pa bllokuar poret e lëkurës.

  • Si mund ta përdor Esencial® Botanical Face Balm?

Esencial® Botanical Face Balm është balsam për lëkurën me përdorim të jashtëm.

Ai mund të aplikohet në mënyrë topikale, pra mund të përhapet mbi lëkurë.

Ju mund të aplikoni një shtresë të hollë të balsamit në lëkurë të sapolarë, pak të njomë dhe ta përhapni në mënyrë të njëtrajtshme nëpër të gjithë fytyrën, si dhe në pjesën e qafës.

Balsami mund të aplikohet si në mëngjes për të mbrojtur lëkurën nga faktorët mjedisorë e klimatikë, gjithashtu dhe në mbrëmje për rigjenerim të lëkurës.

  • Për cilat lloje lëkurash është i përshtatshëm?

Esencial® Botanical Face Balm është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave dukeqenëse i jep lëkurës mbrojtje pa bllokuar poret, pra ka cilësi jo-komedogjene.

  • Si është Esencial® Botanical Face Balm jo-komedogjen?

Përzgjedhja e përbërësve dhe lëndës së parë prej së cilës këto përbërës janë prodhuar, si dhe teknologjia e prodhimit të tyre luan një rol të rëndësishëm në cilësinë e tyre si komedogjenë apo si jo të tillë.

Përbërësit e Esencial® Botanical Face Balm, lënda e parë 100% Natyrale prej nga janë prodhuar si dhe teknologjia e prodhimit janë kombinuar në mënyrë të tillë që cilësitë e principeve aktive të tyre të ruhen të paprekura.

Kjo bën që produkti të ruajë cilësi superiore dhe të mos kompromentohet rrugës. Në këtë mënyrë, ai është i pasur me benefite të drejtpërdrejta për lëkurën.

  • A mund të përdoret nga të gjitha moshat?

Esencial® Botanical Face Balm është një produkt i përshtatshëm për të gjitha moshat. Gjithsesi, për fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, dukeqenëse lëkura ka ndjeshmëri të caktuara, ne do të sugjeronim më parë të bëhej një aplikim provë i produkt mbi një sipërfaqe të vogël të lëkurës.

  • A duhet të kem kujdes nga diçka gjatë përdorimit të Esencial® Botanical Face Balm?

Dukeqenë një produkt 100% Natyral, ku teknologjia inovative e prodhimit nuk prek strukturën natyrale të molekulave të përbërësve të tij, Esencial® Botanical Face Balm është një produkt i sigurt për aplikim topikal (të jashtëm), pa kimikate të sintetizuara në laborator.

Gjithsesi, ne këshillojmë një aplikim provë të produktit, sidomos kur e përdorni për herë të parë.

Shmangni kontaktin me sytë.

  • Cilat janë kushtet e ruajtjes së Esencial® Botanical Face Balm?

Këshillojmë mbajtjen e produktit në një vend të freskët e të thatë.

Këshillojmë përdorimin e produktit brenda 12 muajve që nga hapja e tij, siç e gjeni si informacion dhe në ambalazh.

  • Pse kjo formulë e re?

Formula e re e Esencial® Botanical Face Balm ka marrë në konsideratë një përhapje më të lehtë dhe më të shpejtë të balsamit në lëkurë duke e bërë aplikimin e tij më të thjeshtë.

Gjithashtu, ndjesia që lë pas në lëkurë është më e lehtë.

Kontenitori i ri me piston (airless) cakton paraprakisht për ju sasinë e balsamit që nevojitet për çdo aplikim. Ju lutemi, kini parasysh që pak mjafton.

  • A ka ky produkt efekte anësore?

Produktet e prodhuara nga Nenna Manufactory konsiderohen produkte kozmeceutike, pra një hibrid mes benefiteve kozmetike dhe farmaceutike për lëkurën, flokë etj.

Ato nuk janë barna apo produkte farmaceutike, pra nuk kurojnë apo trajtojnë si barnat, por ndihmojnë në ruajtjen e mirëqenies. 

Natyra e tyre e pastër dhe natyrale, pa përbërës të sintetizuar në laborator, në disa raste mund të ketë efekte anësore si alergji të lehta tek personat që kanë tashmë alergji të caktuara.  Ashtu si dhe sugjerohet për çdo produkt të ri, qoftë dhe ato të etiketuar me risk të ulët alergjie, ne këshillojmë aplikimin e parë në një sipërfaqe të vogël të lëkurës.

  • Si është Esencial® Botanical Face Balm 100% Natyral?

Esencial® Botanical Face Balm është një produkt 100% Natyral nisur nga përbërësit e tij, lënda e parë e këtyre përbërësve, Teknologjia e pastër dhe e gjelbër e prodhimit të furnitorit të lëndës së parë Esencial®, përzgjedhja e kontenitorëve të riciklueshëm dhe/ ose të ricikluar etj.

100% Natyral do të thotë:

  • PA Testime në Kafshë
  • PA Glikol Polietileni
  • PA Aroma Artificiale
  • PA Ngjyrues
  • PA Parabene
  • PA Ftalate
  • PA Vajra Esenciale
  • PA Konservues
  • PA Alkool

 

Nëse dëshironi ta provoni Esencial® Botanical Face Balm- New Light Formula apo edhe produkte të tjera të prodhuara nga Nenna Manufactory, ne ju presim me shumë dëshirë te Showroom-i ynë në Elbasan, Mengël.

 

Ndërkohë, mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje të mundshme.

 

Nenna Manufactory- nga Natyra, me gjithë zemër!

Post a comment